Pacienti që humbi jetën dyshohet se i vuri flakën spitalit, rasti tragjik në spitalin Psikiatrik të Kosovës në hetim

1 year ago 15
Reklamë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë dëmtuar disa të tjerë si pasojë e ajrit të rëndë nga tymi.

Policia e Kosovës ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin e zjarrit në Klinikën e Psikiatrisë.

Qendra Klinike Unviersitare e Kosovës e ka konfirmuar rastin tragjik, ku një pacient i Psikiatrisë humbi jetën si pasojë e zjarrit.

Sipas njoftimit të qendrës Unviersitare të Kosovës, pacienti që humbi jetën dyshohet se e ka djegur vetë dhomën.

Njoftimi:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se mbrëmë rreth orës 23:00, në Repartin e Urgjencës dhe Intensives Psikiatrike ka ndodhur një zjarr, në njërën nga dhomat e tipit të mbyllur, ku qëndrojnë pacientët përkohësisht, pacientë në gjendje të agresivitetit dhe agjitimit të theksuar psikomotor, jo koshient për gjendjen mendore.

Në të njëjtin Repart, në të njëjtën kohë, dyshohet se një pacient i ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur, me ç’rast si pasojë e ngulfatjes nga tymi (asfiksioni) ai ka humbur jetën, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe, një paciente tjetër ka pësuar shenja të helmimit nga tymi, e poashtu e tërë ekipi kujdestare, dy mjekë dhe dy infermiere të cilët gjatë ofrimit të ndihmës për pacientin në fjalë dhe evakuimit të pacientëve të tjerë, kanë manifestuar shenja të helmimit nga tymi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Top Channel

Read Entire Article