Paditet këngëtarja Karol G

1 year ago 24
Reklamë
15:17 31/08/2023

Ajo akuzohet për shkelje të të drejtave të autorit për këngën “Don’t be Shy”

Artistja e njohur kolumbiane Karol G po akuzohet për shkeljen e të drejtave të autorit për këngën ‘ Don’t be Shy’ të cilën e ka realizuar me Dj Tiesto.

Personi që e akuzon këngëtaren për plagjiaturë është  muzikantja Rene Lorente. Ajo pretendon se i janë shkelur të drejtat e autorit për një këngë të kompozuar në 1998 të titulluar ‘Algo Diferente’ ndërsa kërkon edhe një dëmshpërblim prej 3 mln dollarësh.

Më 23 Qershor, gjatë edicionit të tretë të ndarjes së çmimeve ‘Tu Musica Urbano Aëards’, këngëtarja kolumbiane  u nderua me një çmim për këngën  ‘Don’t be shy’.

Karol G publikoi albumin e saj të fundit “Manana sera bonito’ më 11 Gusht, datë që përkoi edhe me fillimin e turneut të saj në SHBA, i cili filloi në Las Vegas.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article