Pagoi vrasës me pagesë për ekzekutimin e bashkëshortes, del nesër para gjykatës ish-këshilltari i Pacollit

9 months ago 23
Reklamë

Ditën e nesërme, në orën 9:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për Krime të Rënda, pritet që të dalin Naim Murseli dhe dy personat e tjerë, tashmë të arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Liridona Musliut.
Kështu ka bërë të ditur për Nacionalen zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Naim Murseli dyshohet se ka paguar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli, që ka ndodhur para tri ditëve në Prishtinë.

Në lidhje me këtë së bashku me Murselin janë të arrestuar edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article