Pak pas ndarjes nga Don Xhoni – modelja ruse me të dashur të ri?

10 months ago 7

Ajo vetëm pesë muaj më parë u shfaq në videoklipin e këngës së re të Don Xhonit, “Ike”.

Dyshja, të cilët në vitin e kaluar njoftuan ndarjen, u bashkuan sërish dhe dukeshin mjaft të lumtur në klip.

Pak pas daljes së këtij projekti, modelja ruse Ariana Lirey, bëri të ditur se nuk është më me Don Xhonin.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo u komentua jashtëzakonisht shumë, ndonëse ajo bëri edhe një tatuazh me mbiemrin e reperit kosovar, ‘Isufi’.

Sidoqoftë, ata i kanë ndarë rrugët sërish dhe tani Ariana ka prezantuar partnerin e saj të ri.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku tregon se është bërë me të dashur.

E njëjta shihet në shtrat me të, me një pamje të veçantë të natyrës, përkundër se nuk dha më shumë detaje. /Telegrafi/

Read Entire Article