Pakti me socialistët/“Kujt i prishet gjiza nëse na njeh apo jo Rama si opozitë?!” Korreshi: Ra republika kryeministrore, u respektua Kushtetuta

7 months ago 13

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar zhvillimet politike në vend pas arritjes së paktit për normalizimin e jetës parlamentare.

Korreshi u shpreh se me marrëveshjen e arritur nuk ndodhi gjë veçse “ra republika kryeministrore” dhe PS respektoi Kushtetutën.

Sipas tij një rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes ka luajtur edhe faktori ndërkombëtar.

I pyetur nëse me këtë veprim Rithemelimi i PD njihet si opozita zyrtare e vendit nga kryeministri Rama, Korreshi la të kuptohet se kjo nuk ka rëndësi.

“Kujt i prishet gjiza se na njeh apo nuk na njeh ne Rama. Le ta mendojë si të dojë”, u shpreh Korreshi.

“PS nuk bëri gjë veçse respektoi Kushtetutën. Ra republika kryeministrore dhe nga ana tjetër as karamele as rrogë shtesë nuk na dha, por respektoi Kushtetutën. Ne nuk kemi asgjë më tepër përveç se sa nisjes së jetës normale parlamentare.

Një ditë do lëshoheshin komisionet, por ata bënë këtë manovër në mënyrë që të bëhen pengesë ndryshe nga çfarë parashikonte ligji i mëparshëm. 90% e politikës është jashtë tavolinës zyrtare. Mendoj se këta tanët që na drejtojnë rrinë pak ndoshta, janë bisedime që janë bërë dhe ne e kemi të vështirë që të themi se na morën ndërkombëtarët për dore. Për fatin tonë të keq në Shqipëri, as PS nuk e pranon dot se i shkulën veshin.

Asgjë më tepër nuk ka ndodhur, kjo është situata. Ndërkombëtarët për mua kanë pasur shumë takime. Nëse kanë qenë ata që kanë vendosur nuk di ta them, por kanë vendosur një dorë lustër të madhe. Janë 650 mijë persona që nuk e kanë dashur këtë mazhorancë, nuk janë të gjithë për t’u trajtuar si non-grata. Zoti Berisha e ka atë mbi kurriz, por deputetët e tjerë nuk e kanë dhe kanë firmosur për këto komisione.

Kujt i prishet gjiza se na njeh apo nuk na njeh ne Rama. Le ta mendojë si të dojë, ai e di shumë mirë. Mendoj se Rama është frikacaku më i madh nga bashkimi opozitar. Ai ka dashur gjithë kohën dhe ka hedhur benzinë që ta bëjë çorap opozitën. Gjithë kohës e ka bërë për të na mbajtur të përçarë”, u shpreh ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article