Palestinezja e moshuar flet haptazi kundër Hamasit, thotë se ndihmat po shkojnë nën tokë e jo te ata që kanë nevojë për to

10 months ago 20

Një grua e moshuar palestinezë në Gazë ka rrezikuar jetën e saj duke folur haptazi kundër Hamasit, derisa disa palestinezë të guximshëm po bëjnë thirrje për rënien e këtij grupi.

Pamjet e gruas palestinezë duke ia drejtuar gishtin gazetarit, të cilit i tregon sesi ndihmat humanitare janë vjedhur nga Hamasi, transmeton Telegrafi.

Ajo vendosi t’i tregojë botës për krime pavarësisht frikës se ky grup mund ta qëllojë dhe ta cilësojë si tradhtare.

Edhe shumë palestinezë tjerë në Rripin e Gazës, kanë pretenduar se militantët e Hamasit ua kanë vjedhur ushqimin, plaçkitur shtëpisë.

Në anën tjetër IDF-ja izraelite ka njoftuar se ka gjetur armë në klasë të shkollës – derisa luftimet po vazhdojnë në Gaze me qëllimin e shkatërrimit të tuneleve që Hamasi i përdor për të kryer sulme.

E derisa shumë e kritikojnë Izraelit për bombardimet vdekjeprurëse, disa palestinezë kanë filluar të flasin kundër Hamasit.

Gruaja e moshuar me shami në kokë duke folur para gazetarit të Al Jazeera, që pretendonte se ndihmat nuk po arrijnë në destinacion si rezultat i sulmeve të vazhdueshme, vendosi të tregojë versionin e saj.

“Të gjitha ndihmat shkojnë nën tokë. Ndihmat nuk arrijnë të populli. Shumëçka po arrin, por vetëm një sasi e vogël arrin te ata që kanë nevojë për to”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Read Entire Article