Pallto me mëngë të shkurtra dhe fustane të gjerë

7 months ago 28
Reklamë
23:31 23/01/2024

Dior prezanton koleksionin Pranverë – Verë 2024

Pallto me mëngë të shkurtra, fustane të gjerë, herë-herë transparent dhe xhaketa me shkëlqim. Janë këto modelet e veshjeve për femra të koleksionit të ri Pranverë – Verë për këtë vit të prezantuara nga shtëpia franceze e modës Christian Dior.

Koleksioni i ri mban firmën e stilistes së famshme Maria Gracia Kiuri, e cila prezantoi koleksionin e ri të saj në javën e modës së veshjeve të shtrenjta luksoze në Paris.

Veshjet bazohen tek ngjyrat e zbehta dhe të errëta, kryesisht bezhë, gri dhe e zezë. Pëlhurat janë kryesisht mëndafsh, saten dhe kadife e zezë.

Të tjera shtëpi franceze mode pritet të prezantojnë koleksionet e tyre të shtrenjta deri më 25 Janar.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article