Pamje ekskluzive/ Mure të shkatërruara e të mbuluara nga hiri, ja çfarë mbeti pas zjarrit në pallatin 10-katësh në Tiranë

1 year ago 71
Reklamë

Pak ditë pasi zjarri përfshiu fasadën e një pallati në Rrugën e Kavajës në kryeqytet, BalkanWeb ka siguruar pamjet e asaj çfarë ka mbetur nga kjo ndërtesë.

Në pamjet e siguruara duket qartë dëmtimi që ka shkaktuar zjarri, i cili nisi në katet e sipërme të pallatit 10-katësh.

Zjarri ka lënë pas dëmtime të mëdha në godinë, ku shfaqet qartë dobësimi i strukturës dhe copëtimi i fragmenteve ndërtuese.

Sakaq, shkallët e pallatit janë mbuluar nga hiri, ndërsa ende nuk dihet fati që do të ketë godina pas incidentit të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article