PAMJE/ Shkrumbohet automjeti në aksin Fier-Levan, shpëtojnë mrekullisht drejtuesi dhe pasagjerja

1 week ago 40
Reklamë

Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier-Levan.

Në momentin e shpërthimit në automjetin tip “Benz” ndodheshin drejtuesi dhe një pasagjere. Fatmirësisht, janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse që bën të mundur shuarje e  zjarrit.

Policia punon për zbardhjen e  rrethanave  se si u shkaktua zjarri në automjet./vizionplus.tv

Read Entire Article