Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një universitet në qendër të Pragës, 14 persona mbetën të vrarë, përfshirë sulmuesin dhe më shumë se 30 u plagosën, disa janë në gjendje të rëndë.
Shumë pamje dramatike janë shpërndarë pas të sulmit të armatosur të një personi në kryeqytetin e Çekisë.
Në një video, njerëzit shihen duke kërcyer nga parvazet e ndërtesave, raporton bbc.
Krimi, i cili ndodhi në Universitetin Charles, nuk po trajtohet si një incident terrorist.
Raportohet se autori i armatosur ishte një 24-vjeçar nga një fshat i qytetit të Pragës ndërsa babai i të armatosurit u gjet i vdekur ditë më parë.
Ndryshe, autoritetet çeke sot kanë shpallur ditë zie në kujtim të viktimave. /Telegrafi/
🇨🇿PRAGUE SHOOTING: STUDENTS JUMPED OFF ROOF TO TAKE COVER pic.twitter.com/hj8P3RwFTu
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) December 21, 2023