Pamjet e arrestimit/ “Fluturoi” mbi digën e liqenit artificial, arrestohet shoferi i “BMW X6″, Eldi Allushi

1 year ago 12
Reklamë

Policia ka vënë në pranga Eldi Allushin, drejtuesin e mjetit tip “BMW X6” që u përplas me shpejtësi marramendëse në digën e liqenit.

I dyshuar se ndodhej nën efektin e drogës ose të alkoolit, Eldi Allushi, me shpejtësi skëterrë ‘fluturoi’ nga “Rruga e Kosovarëve” në digën e liqenit artificial në Tiranë. Ai do t’i nënshtrohet dhe verifikimeve të mëtejshme për të përcaktuar gjendjen e tij gjatë aksidentit.

Aksidenti i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit, duke u gdhirë e marta.

Fatmirësisht muri rrethues i digës e ka penguar mjetin që të përfundojë në ujërat e liqenit, që mund të rezultonte fatale për 26-vjeçarin.

26 vjeçari Eldi Allushi nga Durrësi akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Mjeti luksoz rezulton që të ketë në sistem edhe gjoba të papaguara.

Read Entire Article