Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

4 months ago 6
Reklamë

Pavarësisht nëse parkoni brenda në garazh apo jashtë, është e rëndësishme që të mbyllni dyert e veturës suaj.

Veçanërisht nëse jeni pranë liqenit Tahoe në Kaliforni, ku një video e publikuar së fundmi tregon arinjtë që hapin dyert e veturës.

Kamera e sigurisë së shtëpisë kapi dy arinj rreth një kamionçine dhe një Jeep Grand Cherokee të parkuar në rrugë afër liqenit Tahoe, përcjell Telegrafi.

Ata lehtësisht arrijnë të futen brenda automjetit.

Edhe pse nuk dihet se çfarë dëme kanë shkaktuar, kjo nuk është hera e parë që një ari hap dyert e veturës.

Nëse jeni me fat, gërvishtjet do të jenë pasojat e vetme. /Telegrafi/

Read Entire Article