Pamjet e takimit të Putinit me Kadyrov ngjall spekulime

11 months ago 12
Reklamë

Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar gjatë ditës së sotme me udhëheqësin çeçen, Ramzan Kadyrov.

Siç pritej, pamjet e takimit kanë nxitur një valë spekulimesh rreth thashethemeve tashmë në rritje se Kadyrov është i sëmurë rëndë.

Një përdorues i rrjeteve sociale thotë se Kadyrovit i dridhen duart në një moment në video, raporton skynews.

Megjithatë, një tjetër video e shpërndarë nga këshilltari ministror ukrainas, Anton Gerashchenko vuri në dukje prova edhe më intriguese se ky takim është manipuluar nga Kremlini.

Kadyrov meeting Putin. Notice Kadyrov's shaky hands at 0:11.

I don't think the guy is anywhere near death. But he is definitely not having it easy. pic.twitter.com/gbV6UUqQvK

— Dmitri (@wartranslated) September 28, 2023

Ai thotë se biseda mes dyshes u ndërpre “papritmas”, duke sugjeruar se kjo mund të ketë qenë për shkak të “nuk dukej mirë Kadyrov”.

Postimi vazhdon me detajet dhe të dhëna të tjera të bashkangjitura në video, të cilat tregojnë se janë modifikuar në një MacBook – një laptop i prodhuar nga Apple, të cilin Kremlini i ndaloi zyrtarët qeveritarë ta përdornin në muajin korrik.

“Prandaj, ky është ose Kadyrov i një muaji (ose më shumë) më parë, ose propagandistët kanë thyer edhe një herë rregullat e tyre”, përfundon postimi.

Duhet shtuar se ende nuk ka qenë e mundur të verifikohen këto pretendime në mënyrë të pavarur, por ato vetëm do t’i shtohen teorive të ndryshme rreth një prej aleatëve më të rëndësishëm të Putinit. /Telegrafi/

Russian Telegram channel VCHK-OGPU: the meeting of Putin and Kadyrov lasted about five minutes. Pro-Kremlin journalists were asked to leave the room.

The first video of the meeting was published by a Kremlin propagandist Zarubin. It shows the time on Putin's watch: 12:48. The… pic.twitter.com/ZKa2gCdSfT

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 28, 2023

Read Entire Article