Pamjet/ U bë objekt sulmi me breshëri plumbash, pamjet nga vendi i ngjarjes në Kurbin

11 months ago 10
Reklamë

Pamjet që shihni tregojnë vendin e ngjarjes në Sanxhak të Kurbinit, ku një banesë u bë objektiv i një sulmi me armë. Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për BalkanWeb videon ku shihet shtëpia në pronësi të Skënder Likës. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Lika është një emër i njohur për policinë. Më 10 mars të këtij viti, shtëpisë së tij në Sanxhak të Kurbinit iu vendos tritol. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta në banesë, por edhe në banesat përreth.

Ndërsa më 20 shkurt 2021, persona ende të paidentifikuar kishin vendosur në derën e banesës së Skënder Likës, 8 plumba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article