Masakra e 24-vjeçarit David Kozak ka tronditur botën, ku të enjten kreu sulmin më vdekjeprurës të viteve të fundit në Republikën Çeke, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë në një shkollë në Universitetin Charles në Pragë, mbetet një mister për autoritetet.
Dy dëshmitarë okularë Antonis Angelidis dhe gruaja e tij kanë rrëfyer momentet e tyre të tmerrit për median ERT.
“Pak më parë kishim kaluar pikërisht aty ku ndodhi ngjarja. Kaluam me makinë, parkuam pikërisht atje dhe ecëm disa metra larg, d.m.th. u ngjitëm deri në kështjellën e qytetit të vjetër dhe patëm një pamje të të gjithë incidentit. Menjëherë njerëzit filluan të vraponin në panik. Filluam të dëgjonim sirena dhe ambulanca”, tha fillimisht Angelidis për ERT.
“Që në fillim u duk se diçka e keqe kishte ndodhur. Në fillim nuk e kuptuam saktësisht se çfarë kishte ndodhur. Ajo që pamë, ishte njerëz në panik, shumë ambulanca që vraponin gjithandej, sirena. Në vendngjarje dhe në rrugët përreth kishte panik”, shtoi ai.
Top Channel