“Para disa kohësh më tha se do ta mbyllte angazhimin e tij”, Rama vlerëson deputetin model të PS: S’më ka shqetësuar për asgjë personale (Emocionohet socialisti)

3 months ago 9

Kryeministri Edi Rama, teksa bëri për ‘ujë të ftohtë’ disa prej deputetëve të tij, por pa përmendur emra, nuk nguroi që të përmendte një tjetër model.

Ai tha se ndër deputetët që për të ishte model në punën e tij ishte Vullnet Sina. Ky i fundit sapo iu lakua emri u emocionua.

“Duken në foltoren e Kuvendit vetëm një herë në hënë dhe flasin sikur vijnë nga hëna.
Ndjesë për disa që u është bërë ves të bëjnë komentatorin e kolegëve e të qajnë halle karriere me dashakeqë të kësaj shtëpie, apo të gjuajnë brenda shtëpisë.
Ndjesë për deputetët që nuk u takojnë këto fjalë, sepse fatmirësisht nuk janë të gjithë kështu, dembelë e moskokëçarës ndaj detyrave që e nderojnë ose turpërojnë deputetin dhe PS në sytë e njerëzve.
Fatmirësisht i kemi deputetët pa të cilët nuk do të kishim arritur shumëçka, e nuk mungojnë kur duhet të ulen të marrim vendimet, e as kur duhet t’u japin këmbëve për të takuar zgjedhësit.
Vullnet Sina është njëri prej tyre. Ia zura emrin sepse më tha që dëshironte ta mbyllte angazhimin. Kurrë nuk më ka shqetësuar, ka bërë në zonat e varfra më shumë se një qeveri e tërë për njerëzit”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article