Paraqitja e deputetëve në Kuvend, kryeson Korreshi me buqetën speciale

1 year ago 40
Reklamë

Deputetët e kanë nisur këtë të hënë në Kuvend, ku zhvillohet seanca e radhës plenare.

Teksa ligjvënësit i drejtohen Parlamentit, bien në sy veshjet plot stil dhe ngjyra. Roza me bezhën, jeshilja me ngjyrën mustard janë disa nga kombinimet e zonjave. Jorida Tabaku u shfaq me një fustan të gjatë me pika, ndërsa Mesila Doda me një fustan veror ngjyrë pastel;

Zotërinjtë deputet shfaqen me kostume të errëta, ndërsa vëmendjen e mori deputeti Saimir Korreshi, që mban në dorë një buqetë me grurë. Në këtë mënyrë të veçantë, deputeti demokrat kërkoi subvencionim të fermerëve të cilët kanë mbjellë grurë këtë vit, që sipas tij, kanë dalë me humbje.

Top Channel

Read Entire Article