Paris Hilton, surprizon në Ditën e Falenderimeve

9 months ago 12
Reklamë
13:33 24/11/2023

42-vjeçarja ka njoftuar se ka mirëpritur fëmijën e dytë përmes një nënë surrogate

Paris Hilton ka surprizuar jo pak fansat në festën e Ditës së Falenderimeve. Ajo ka njoftuar në rrjetet e saj sociale se ka mirëpritur fëmijën e saj të dytë përmes një nëne surrogate. 42-vjeçarja ka zbuluar se fëmija është një vajzë dhe quhet London.

Teksa lajmi për ardhjen e fëmijës së saj të dytë i zuri të gjithë në befasi, vetë emri jo. Në emisionin televiziv me moderatoren e njohur Ellen Degeeners ajo zbuloi se nëse do të kishte një vajzë në të ardhmen do ta quante atë London Marilyn Hilton Reum.

Marilyn për shkak të gjyshes sime dhe London, sepse është qyteti im i preferuar dhe mendoj se Paris dhe London tingëllojnë bukur së bashku.”-shprehej ajo në vitin 2022.

Ky është fëmija i saj i dytë me bashkëshortin Carter Reum. Çifti mirëpritën djalin Phoenix nëpërmjet një nëne surrogate gjatë muajit janar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article