Partia Demokratike zhvendos datën e protestës, thirrje për të protestuar në të gjitha rrugët e kryeqytetit

1 month ago 29

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka njoftuar se protesta e paralajmëruar do të zhvendoset në datën 7 tetor, ditën e hënë.

Edi Paloka njoftoi para demokratëve se thirrja për qytetarët është që të protestojnë duke nisur nga Kryeministria dhe më pas në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Më herët protesta e opozitës ishte njoftuar për datën 6 tetor, ditën e dielë, ndërsa vetëm pak më herët u raportua një ndryshim i planeve.

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në fjalën hapëse të Këshillit Kombëtar se demokratët do duhet të hidhen në sulm duke përdorur të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article