Pas 3 orësh konferencë, kryeministrja e Italisë nuk duron dot më: Më falni, duhet të shkoj në banjë!

10 months ago 24
18:59 04/01/2024

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, ka ndërprerë në mënyrë të papritur konferencën vjetore për shtyp.

Pas 3 orësh ku iu përgjigj mbi 40 pyetjeve kryeminstrja Meloni u “dorëzua”:

Më falni, më duhet të shkoj në banjë. Nuk di si t’ia bëj? Ju betohem që do doja vërtete që t’i bënit dhe tre pyetjet e tjera. A mundem? Çfarë duhet të bëj? Më falni.

Pas kësaj Meloni largohet drejt tualetit me shpejtësi e shoqëruar nga truproja.Disa minuta më vonë ajo është rikthyer sërish në sallën e grupeve parlamentare të Dhomës së Deputetëve për t’iu përgjigjur tre pyetjeve të fundit të gazetarëve. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article