Pas deklaratës së Gjylametit në News 24 për reformën zgjedhore, reagon Ina Zhupa: I keni bërë llogaritë gabim! Duhet të…

9 months ago 6

Pas deklaratave të deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në studion e News 24 për miratimin e reformës zgjedhore, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kërkon nga socialistët që të zbatojnë rregulloren dhe të pranojnë anëtarët e propozuar në këtë komision.

Reagimi:

Falsiteti në thirrje ndërkohë që vetëm shkelin kushtetutën dhe përjashtojnë deputetët si një rekord i zi parlamentar. E njëjta Gjylameti që na bën thirrje, bashkë me Toni Gogun janë dy propozuesit të rregullores së re antikushtetuese për përjashtimin nga funksioni i deputetit me dy muaj të kolegëve që prishin qetësinë e hajdutëve dhe kërkojnë zbatimin e kushtetutës.

Nuk u mjaftuan, që në harkun e tre muajve socialistët morën 64 vendime në 10 mbledhje të Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin e 29 deputetëve meqë nuk pranojmë të jemi fasadë e seancave ku shkelet kushtetuta dhe nuk respektohen të drejtat kushtetuese. Por vazhduan me propozime antidemokratike dhe antikushtetuese.

Dhe mbasi bën këtë, na paska bërë thirrje për reformën zgjedhore. Është shumë e thjesht reforma, mjafton të zbatoni rregulloren, mos mbani peng komisionin, të votoni përfaqësuesit që kërkon opozita dhe të vazhdoj punën komisioni i reformës zgjedhore.

Por ju doni të caktoni ju përfaqësuesit tanë në komision dhe ne të rrimë mos ju prishim qetësinë e seancave antikushtetuese.

I keni bërë llogaritë gabim!

Thirrjen bëja vetes dhe kolegëve socialist që ti ktheheni kushtetutës dhe jo të ndryshoni rregulloren sa herë e shkelni atë, si në rastin e komisioneve online.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article