Pas divorcit në dyert e komisariatit – Princ Leka kërkon urdhër mbrojtjeje në polici, dënoncon Elia Zaharian dhe babain e saj

7 months ago 14

Telashet mes Elia Zaharia dhe Princ Lekës duket se nuk kanë mbaruar.

Pas divorcit të ndodhur disa kohë më parë, mes tyre së fundmi ka ndodhur edhe një konflikt, ku është i përfshirë edhe babai i Elia Zaharia, Gjergj Zaharia.

Mësohet se Princ Leka i është drejtuar komisariatit nr.1 në Tiranë duke bërë kallëzim kundër ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia, shkruan abcnews.al.

Foto: CNA

Sipas informacioneve denoncimi është bërë për shkak të një konflikti dhe debati të ashpër mes Princ Lekës, Eli Zaharias dhe babait të saj.

Princ Leka ka kërkuar urdhër të mbrojtjes, pasi sipas tij ka pasur edhe konfrontim fizik. /Telegrafi/

Read Entire Article