Pas hatërmbetjeve, Alba dhe Azemi shihen më të afërt se asnjëherë më parë

11 months ago 21

Alba dhe Azemi janë padyshim dy prej banorëve më të komentuar në Big Brother VIP Kosova.

Mes dyshes po aludohet se mund të lind diçka më shumë se miqësi dhe kjo pasi që Azemi tashmë ka shprehur publikisht pëlqimin për vajzën nga Shkodra.

Por, së fundmi dyshja kishin hatërmbetje, megjithatë sot (e mërkurë) ata janë parë sërish të afërt me njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/ Big Brother VIP Kosova

Ishte Azemi ai që ka tentuar ta qetësoj Albën duke i dhuruar puthje dhe përqafime, teksa ajo tentonte të mos pajtohej me të.

Kjo afërsi e tyre u brohorit dhe duartrokit edhe nga banorët e tjerë që ndodheshin me ta, teksa Linda u shpreh se asaj i dukej një çift simpatik.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat mes tyre, por vlen të theksohet se edhe Lumbardhi ka shprehur pëlqim për Albën.

Ndërkohë, Alba në anën tjetër tha se i duhet kohë që të qartësoj ndjenjat pasi ka respekt për të dy djemtë. /Telegrafi/

Read Entire Article