Pas kërkesës për urdhërarrest për Netanyahun, Biden thotë se veprimi i Izraelit në Gaza nuk është gjenocid

4 months ago 13
Reklamë

Joe Biden ka thënë se “ajo që po ndodh në Gaza nuk është gjenocid”, pas një urdhrarresti nga prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Presidenti amerikan e quajti kërkesën e urdhërarrestit si “të egër”, duke shtuar “çfarëdo që ky prokuror të nënkuptojë, nuk ka asnjë ekuivalencë – asnjë, midis Izraelit dhe Hamasit”, transmeton Telegrafi.

“Ajo që po ndodh në Gaza nuk është gjenocid. Ne e refuzojmë këtë”, tha Biden në një ngjarje për Muajin e Trashëgimisë Hebraike amerikane në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se mbështetja amerikane për sigurinë e izraelitëve është “e hekurt”.

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), Karim Khan KC ka aplikuar për lëshimin e urdhrarresteve për kryeministrin izraelit dhe liderin e Hamasit, Yahya Sinwar për krime të dyshuara lufte.

Ai po kërkon gjithashtu urdhër-arreste për ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant – dhe udhëheqësit e tjerë të lartë të Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim al Masri, i njohur më shpesh si Deif (komandant i përgjithshëm i krahut ushtarak të Hamasit, i njohur si Brigadat al Qassam) dhe Ismail Haniyeh (kreu i byrosë politike të Hamasit). /Telegrafi/

Read Entire Article