Pas Lumbardhit e Azemit, Blerando shpreh dëshirën për ta njohur më shumë Albën?

11 months ago 24

Alba Vukaj lirshëm mund të thuhet se është njëra nga vajzat më të bukura në Big Brother VIP Kosova 2.

Për të tashmë kanë shprehur pëlqim dy konkurrentë të këtij formati, Lumbardh Salihu e Azem Gagica.

Duket se ajo ka fituar zemrën edhe të një tjetër konkurrenti, atë të këngëtarit Blerando.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky i fundit ka qenë duke qëndruar me të në oborr, gjersa ka flirtuar dhe është shprehur së dëshiron ta njoh më shumë.

“Vetëm lësho këngë që Alba ia di tekstet, sepse ashtu e njohur më mirë Albën”, ka qenë kërkesa e tij drejtuar ‘Vëllait të Madh’.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai tutje vazhdoi: “Kështu po fshihet pas teksteve, nuk po tregon emocione të vërteta”.

Derisa po flisnin për kohën e mirë të ulur pranë njëri-tjetrit, Blerando shtoi: “Sa të kemi ty në shtëpi, do të kemi gjithmonë energji pozitive”.

Alba ndryshe ia ka këputur shpresat Lumbardhit për të pasur diçka më shumë, e po ashtu edhe Azemit. /Telegrafi/

Read Entire Article