Pas “rënies” së Facebook, Musk tallet me rivalët: Nëse jeni duke lexuar këtë postim, do të thotë se serverët tanë janë duke punuar

6 months ago 9
Reklamë

Pas “rënies” së Facebook, Elon Musk pronar i rrjetit social X si dhe përdoruesit e këtij rrjeti, filluan të tallen në llogari të rivalëve.

Musk dhe mijëra tjerë filluan të shpërndajnë “meme” lidhur me aplikacionet e njohura të Meta, Facebook dhe Instagram që ishin jashtë funksionit për afro një orë, transmeton Telegrafi.

Musk postoi deklaratën e kreut të zyrës për komunikim në Meta, Andy Stone – duke ironizuar me tre pinguinë (Facebook, Instagram Threads” duke i qëndruar gatitur pinguinit që mbi kokë kishte logon X.

If you’re reading this post, it’s because our servers are working

— Elon Musk (@elonmusk) March 5, 2024

Sikur kjo të mos mjaftonte, “tallja” vazhdoi kur Musk shkroi një postim interesant në të cilin thuhej: “Nëse jeni duke e lexuar këtë postim, kjo do të thotë se serverët tanë janë duke punuar”, duke ironizuar me ato të Meta që ishin jashtë funksionit.

It’s because I let them in.

— Mark Zuckerberg (Parody) (@MarkCrtlC) March 5, 2024

E atij i është kundërpërgjigjur i pari i Meta, Mark Zuckerberg i cili përbri postimit të Musk shkroi: “Kjo po ndodhë sepse i kam lënë të hynë brenda”. /Telegrafi/

Read Entire Article