Pas SHBA edhe Berlin i jep OK Kievit për përdorimin e armëve kundër objektivave në Rusi

3 months ago 8
Reklamë

Gjermania autorizon ukrainasit të mbrohen “në përputhje me ligjin ndërkombëtar” kundër sulmeve që vijnë menjëherë përtej kufirit. Dhe kjo “edhe me armët e dorëzuara”, edhe ato gjermane. Këtë e tha sot, zëdhënësi i kancelarit Scholz, Steffen Hebestreit, shkruan La Repubblica.

Ndërkaq, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet sot në Stokholm për samitin e tretë me vendet nordike. “Sot do ta forcojë Ukrainën përmes mbështetjes së aleatëve tanë koherentë dhe parimorë dhe përmes marrëveshjeve të reja të sigurisë”, njofton Zelensky në Telegram.

“Do të takohem me kryeministrin suedez Ulf Kristersson, presidentin finlandez Alexander Stubb, kryeministrin danez Mette Frederiksen, kryeministrin norvegjez Jonas Har Stere, kryeministrin islandez Bjarni Benediktsson. Ne do të nënshkruajmë 3 marrëveshje sigurie në të njëjtën kohë.”

Read Entire Article