Pas shoqërimit me ish-gruan, Ben Affleck fotografohet me Jennifer Lopez

1 year ago 50
Reklamë

Pasi u shoqërua me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, Ben Affleck është fotografuar duke ecur me gruan e tanishme, Jennifer Lopez.

Pasi ishte fotografuar teksa rrinte në makinë me ish-gruan e tij, duke nxitur shumë fansa të pyesnin nëse ishte një pajtim intim mes tyre, aktori dhe filmbërësi u fotografua duke bërë një shëtitje romantike me këngëtaren e famshme.

Pasditja romantike erdhi vetëm dy ditë pasi Affleck dhe Garner u shoqëruan në një makinë dhe madje kishte shumë afrimitet mes tyre.

(Foto: Page Six)

Sidoqoftë, 51-vjeçari ka shuar çdo spekulim duke shëtitur me gruan e tij, me të cilën kapeshin për dore ose përqafoheshin, ndërkohë që atyre iu bashkua edhe vajza e J.Lo, Emma.

Është interesant fakti se Ben rrallë është i buzëqeshur kur është në shoqërinë e gruas së tanishme, gjë që nuk ndodhi me ish-bashkëshorten.

Affleck dhe Garner ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2015. Duke qenë se ish-çifti kanë tre fëmijë bashkë, ata vendosën t’i rregullojnë raportet mes tyre. /Telegrafi/

Read Entire Article