Pas zbulimit të armatimeve në Zveçan, kërcënohet me jetë ministri i Brendshëm i Kosovës

1 year ago 9
Reklamë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është kërcënuar nga organizata serbe “Severna Brigada”.

Kërcënimi ndaj ministrit Sveçla ka ardhur pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

Organizata “Severna Brigada” e kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

Top Channel

Read Entire Article