Pasarela e pazakontë e Pierre Cardin

11 months ago 20
Reklamë
23:51 26/09/2023

Modelet sfilojnë në selinë e Partisë Komuniste

Ndodh shumë rrallë që moda dhe politika të gjejnë një lidhje mes njëra-tjetrës. E një nga këto raste të rralla është edhe zgjedhje e pazakontë e shtëpisë së famshme franceze të modës Pierre Cardin, që ka zgjedhur selinë e Partisë Komuniste të Francës për të ngritur pasarelën ku modelet ekspozojnë koleksionin e ri.

Pasarela ishte ngritur pikërisht në sallën e madhe, ku të kuqtë e Francës zhvillojnë mbledhjet me delegatët nga i gjithë vendi. Koleksioni i ri i përket veshjeve luksoze, të shtrenjta të klasës së lartë, që shkon përkundër me “vijën e partisë” që mbron të varfrit dhe që në thelb të ekzistencës së saj ka luftën kundër shtresës së pasur.

Megjithatë, lidhja e vetme që kjo sfilatë krijoi mes shtëpisë luksoze Pierr Cardin dhe komunistëve minimalistë ishte kauza për mbrojtjen e oqeaneve. Veshjet e këtij koleksioni ishin të bazuara tek ngjyrat e jetës në oqeane, ku dominon bluja.

Selia moderniste e Partisë Komuniste Franceze përdoret jo vetëm për mbledhje partie, por edhe për aktivitete nga më të ndryshmet.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article