“Pashë mamanë në tokë”, zbardhet dëshmia tronditëse e 41-vjeçarit në gjykatë: Mendova se u kishte bërë gjë fëmijëve të mi

1 month ago 5
Reklamë

“Nuk doja ta vrisja babain, por kur pash trutë e mamasë në tokë nuk e di se si u ndjeva”. Kështu është shprehur para trupës gjykuese 41-vjeçari Klementin Islamaj, i cili akuzohet se ka shtyrë babain e tij nga shkallët, duke i shkaktuar vdekjen. Veprimi i tij erdhi pasi babai Hyso Islamaj 69-vjeç i vrau me sopatë nënën 66 vjeçaren Shano Islamaj.

Ai shtoi se kur ka dëgjuar zhurmë, ka qenë te kafja e lagjes dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi, pasi kishte menduar se babai u kishte shkaktuar diçka fëmijëve të tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Jam i divorcuar dhe kam tre fëmijë nga dy martesa. Dy prej fëmijëve kishin një muaj që kishin ardhur në shtëpinë tonë. Kur dëgjova zhurmë nga shtëpia, se isha tek kafja, më thanë edhe lagjarë të mi, mendova se u kishte bërë gjë fëmijëve por kur shkova aty pashë që kishte goditur mamanë me sopatë duke i hapur kokën. Pashë trutë e mamasë në tokë. Nuk e di se si u ndjeva në atë moment. Nuk kam dashur ta vras, thjesht e shtyva e u pengua” ka thënë Klementin Islamaj.

Por pavarësisht dëshmisë së tij dhe garancisë pasurore që ka ofruar, Gjykata e Sarandës ka marrë vendimin për ta lënë në qeli 41-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale “vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.

Ditën e djeshme është zhvilluar në fshatin Shalës edhe ceremonia mortore e Hysen e Shano Islamaj, 69 dhe 66 vjeç. Trupat fillimisht janë vendosur në banesë e më pas janë përcjellë drejt varrezave nga familjarë dhe miq. Ata nuk janë varrosur bashkë, por në varre të ndara dhe larg njeri tjetrit. Kjo ishte vetë dëshira e fëmijëve. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe vetë Klementin Islamaj, i shoqëruar nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë./vizionplus.tv

Read Entire Article