Pasi Alba e refuzoi, tani Lumbardhi shpërthen me ofendime ndaj saj: Kjo dërrasa e vogël

10 months ago 9

Lumbardh Salihu ishte një prej banorëve të parë që shprehu interesim për banoren nga Shkodra, Alba Vukaj.

Dyshja hyrjen në Big Brother VIP Kosova 2 e bënë përkrah njëri-tjetrit, por deklaruan se nuk njihesh nga jashtë.

Ndërsa ditët kalonin, Lumbardhi e tha hapur pëlqimin për Albën, por kjo e fundit e refuzoi duke u shprehur se nuk e sheh më shumë se sa shok.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Këtë refuzim Lumbardhi u duk se e vuajti, megjithatë me hyrjen e banores së re Kader Kicaj, ai përveç që po shoqërohet me të nuk ka hezituar që edhe të shpërthej me ofendime ndaj Albës.

Natën e mbrëmshme, banorët e BBVK kanë shijuar një “pizhama party”, ku në një moment Lumbardhi dëgjohet duke folur me Kaderi për Albën.

“Kjo dërrasa, e vogla, kjo me make-up, Alba e nisi tu e dridh, qata thash kjo dërrasa”, dëgjohet teksa thotë Lumbardhi.

Ndërkohë, përveç Lumbardhit pëlqim për Albën ka shprehur edhe banori tjetër, Azem Gagica, me të cilin shkodranja duket më e afërt. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova
Read Entire Article