Patrullat kufitare pranojnë hapjen e portave për emigrantët në murin kufitar të Arizona në SHBA (fotot)

1 year ago 13
Reklamë

Forcat e Mbrojtjes Kufitare në SHBA kanë pranuar së fundmi se janë përgjegjëse për hapjen e portave të fluksit të emigrantëve ilegalë duke lejuar mijëra prej tyre të vështojnë drejt Arizona në jug të vendit.

Pas ngritjes së akuzave ndaj agjencive federale të mbrojtjes së kufijve, ato kanë pranuar dhënien e urdhrit, shkruante e përditshmja vendase NBCNews.

“Mbrojtja kufitare merr vendimin final për hapjen e portave bazuar në rrethanat dhe parashikimin e motit”, shkruanin ato në një koment sipas të përditshmes.

Kartelet e krimit në anën meksikane kanë shfrytëzuar vazhdimisht situatën duke sjellë emigrantët me autobusë, që ata të kalojnë më pas drejt SHBA nga dyert e hapura të murit për t’u dorëzuar të rojet kufitare. Gazeta në fjalë tha se kishte dëshmuar këtë javës që kaloi në pikën e largët kufitare të Lukeville, Arizona.

Javës që shkoi agjencitë publikuan shifrat e tyre operacionale për sektorin kufitar në Tucson, ku përfshihet dhe zona e portave, e cila është kthyer nga më problematiket në vend me më shumë se 40 000 tentativa kalimi ilegal vetëm në muajin korrik.

Disa javë më herët forcat kufitare thanë se kishin mbyllur me saldim 114 porta të murit për të ndaluar që të hapeshin, çka oficerët kanë bërë vazhdimisht për të ndaluar kalimet ilegale.

Agjencitë e ndryshme përgjegjëse përpiqeshin të largonin faji nga vetja kur pyeteshin nga mediat, ndërsa shpjegonin se dyert hapen vetëm në rastet e motit me stuhi, që ka ndodhur shpesh sivjet në Arizona, për të parandaluar sipas tyre, dëmtimin e murit kufitar.

“Vërshimet e ujti e të mbetjeve mund të akumulohen dhe të dëmtojnë integritetin e barrierës. Pas përfundimit të shirave dhe largimit të mbetjeve portat mund të mbyllen e të sigurohen përsëri”, thuhej në sqarim.

Dyert raportohet se hapen dhe për të lejuar kalimin e disa antilopave si pjesë e habitatit të tyre natyral mes dy vendeve.

Më shumë se 1,400 emigrantë kalojnë në ditë mes portave të hapura, disa prej të cilave nga vende të largëta si Kina, Egjipti përveç atyre nga Amerika Latine.

Top Channel

Read Entire Article