“PD mbështet të drejtën e tyre për t’u dëgjuar”, Flutura Açka: Ligji për studentët e Mjekësisë antikushtetues e diskriminues, nuk jep zgjidhje problemit

11 months ago 10
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

TIRANË

Deputetja e PD-së Flutura Açka deklaroi sot se ligji për studentët e Mjekësisë është jo vetëm antikushtetues, por diskriminues, ndëshkues dhe tejet i cunguar, i atillë që nuk e përligj me zgjidhje shqetësimin kombëtar të rrjedhjes së trurit dhe të burimeve njerëzore.

Teksa komenton protestën e studentëve të Mjekësisë, Açka thekson se ky ligj, i shqyrtuar dhe miratuar në pak javë, vetëm e mveshi plagën kombëtare me kinse zgjidhje, por edhe prodhoi edhe shumë keqkuptime dhe revoltë mes studentëve.

POSTIMI I PLOTË
Pse studentët e Degës së Mjekësisë bojkotojnë auditorët?
Protesta e studentëve të Degës së Mjekësisë ishte e paralajmëruar dhe e pritur, pasi qëndrimin e tyre ndaj iniciativave ligjore për “detyrimin” me ligj të shërbimit në vend pas studimeve universitare, ata e kanë bërë të qartë para institucioneve qeveritare përgjegjëse, para Kuvendit të Shqipërisë dhe pjesë të debatit publik të shoqërisë shqiptare.
Kur Projektligji për Trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë, kaloi me
shumë nxit për diskutim në Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik dhe për votim në Parlament, shqetësimi ishte shumë i qartë: grupet e interesit nuk ishin respektuar në hartimin e një projekti solid e që mund t’i jepte një zgjidhje të duhur situatës së krijuar pas shpalljes së tij.
Jo vetëm antikushtetues, por diskriminues, ndëshkues dhe tejet i cunguar, i atillë që nuk e përligj me zgjidhje shqetësimin kombëtar të rrjedhjes së trurit dhe të burimeve njerëzore, veçmas në degët e rëndësishme të shërbimit ndaj popullatës, ky ligj, i shqyrtuar dhe miratuar në pak javë, vetëm e mveshi plagën kombëtare me kinse zgjidhje, por edhe prodhoi edhe shumë keqkuptime dhe revoltë mes studentëve.
Partia Demokratike e Shqipërisë është pranë shqetësimit të studentëve dhe familjeve të tyre, është pranë interesit të studentëve dhe mbështet të drejtën e tyre për t’u dëgjuar, respektuar dhe kërkon që iniciativat ligjore të përshtaten me interesat e studentëve dhe gërshetimit të nevojave të tyre me ato kombëtare që kërkon situata aktuale e vendit tonë.
E përfshirë në debatin publik mbi këtë çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë ka dënuar arrogancës qeveritare të treguar në votimin e këtij ligji, ka qenë kundër nxitimit të diskutimit, votimit dhe zbatimit të tij, kundër shpërfilljes së zërin të grupeve të interesit, një nga detyrime bazë në demokracinë e shëndetshme.
Studentët, të shpërfillur nga ky proces, kërkojnë zgjidhje. 📚
Partia Demokratike e Shqipërisë
Studentet Shqiptare

Acka FbAcka Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article