Pentagoni do të forcojë sigurinë për informacionin e klasifikuar

1 year ago 33
Reklamë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk do të urdhërojë një ndryshim të gjerë të procedurave të sigurisë, pas një raporti të përpiluar pas daljes së paautorizuar të qindra dokumentave të klasifikuara më herët këtë vit në një platformë të mediave sociale që është bërë popullore për përdoruesit e lojërave elektronike.

Rezulatet e një inspektimi 45-ditor, të publikuara të mërkurën, bëjnë në fakt thirrje për një sërë masash për forcimin e rregullave ekzistuese të sigurisë dhe përmirësimin e komunikimit, në mënyrë që zyrtarët që menaxhojnë mjediset me materiale të klasifikuara të marrin paraprakisht të gjitha masat e nevojshme.

“Inspektimi gjeti se shumica dërrmuese e personelit të Departamentit të Mbrojtjes me qasje tek Informacioni i Klasifikuar i Sigurisë Kombëtare (CNSI) janë të besueshëm, dhe se të gjithë komponentët e Departamentit të Drejtësisë kanë një angazhim të fortë ndaj sigurisë”, shkruajti në një memorandum më 30 qershor Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Por, ai shtoi se inspektimi “identifikoi fusha ku mundemi dhe duhet të përmirësojmë llogaridhënien”.

Zyrtarët e Pentagonit e njoftuan inspektimin për herë të parë në muajin prill pas arrestimit të ushtarakut të Gardës Ajrore Kombëtare, 21-vjeçarit Jack Teixeira.

Top Channel

Read Entire Article