“Për dashurinë e jetës sime” – mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

4 months ago 14
Reklamë

Georgina Rodriguez ka treguar fustanin që kishte veshur në Javën e Modës në Paris, i cili përmbante një mesazh prekës nga Cristiano Ronaldo.

Futbollisti ndihmoi në personalizimin e fustanit të partneres së tij që ajo veshi në sfilatën e modës ‘Vetements’.

Rodriguez dhe drejtori kreativ i ‘Vetements’, Guram Gvasalia, treguan në Instagram fustanin e kuq që shfaq ‘Ronaldo 7’ në pjesën e përparme.

Foto: Screenshot/Instagram

Mesazhi i Ronaldos në anën e pasme shkruan: “Për dashurinë e jetës sime, Cristiano Ronaldo”.

Në pjesën e përparme të fustanit të gjatë të kuq ka edhe nënshkrimin e ish-ikonës së Manchester United në numrin shtatë.

Foto: Screenshot/Instagram

Zeshkania debutoi me fustanin, që i bën jehonë ish-fanellës së Ronaldos në Manchester United, në fillim të këtij viti në Javën e Modës në Paris, me prekjen e personalizuar në pjesën e pasme që tregon mbështetjen e Ronaldos për partneren e tij.

Liga Pro Saudite po arrin në përfundimin e saj, me vetëm dy raunde të ndeshjeve të mbetura.

Foto: Screenshot/Instagram

Skuadra e Ronaldos, Al-Nassr është e dyta në tabelë, por nuk ka qenë në gjendje të parandalojë Al-Hilalin e pamposhtur që të fitojë titullin.

Ronaldo kryeson listën e golashënuesve, pasi ka shënuar 33 gola këtë sezon dhe raportimet e fundit kanë sugjeruar se ai është gati të nënshkruajë një zgjatje të re të kontratës që do ta mbante atë në Arabinë Saudite pas ditëlindjes së 40-të. /Telegrafi/

Read Entire Article