“Për grupin parlamentar të PD është e qartë se kush është kryetari”, Bardhi tregon çfarë ndodhi me Açkën: Mori përgjigje se…

1 year ago 12
Reklamë

Gazment Bardhi ka treguar sot për mediat çfarë ndodhi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku ishte e pranishme fillimisht dhe deputetja e PD-së Flutura Açka. Ai tha se për grupin parlamentar të PD është e qartë se kush është kryetari.

“Mes meje dhe znj. Açka nuk ka ndodhur asgjë. I drejtoi një pyetje kryetares se në çfarë cilësie ishte në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, mori përgjigje se ishte si kryetare e kom të medias, në atë moment bëri një deklaratë politike dhe u largua nga mbledhja.

Për grupin parlamentar të PD është e qartë se kush është kryetari. Ka një lojë të Edi Ramës për të vazhduar të mbajë të ndezur konfliktin në opozitë, pjesë e së cilës për fat të keq janë bërë dhe disa kolegë. Rregullorja është e qartë. Deputetët e grupit parlamentar të PD-së, sot të regjistruar zyrtarisht, 28 deputetë kanë njoftuar kryetaren e Kuvendit se kush është kryetar i grupit”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article