Për herë të parë në Kosovë vjen ndeshja freestyle battle – “Red Bull Palim Fjalësh”

10 months ago 8

“Red Bull Palim Fjalësh” vjen në ekuivaletin shqip, për herë të parë në Kosovë, si njëri ndër eventet më të mëdha botërore të ndeshjes së reperave (freestyle battle) në skenë; me fjalë, rima, lirikë, diksion, kadencë dhe performancë.

Eventi “Red Bull Palim Fjalësh”, që ekskluzivisht i dedikohet kulturës së Hip Hop-it në Kosovë, do të mbledhë pionerët e këtij zhanri, si pjesë e moderimin (host) të garës, jurisë dhe DJ-it, të cilët mirëpresin 8 kandidatë, ku në formatin eliminues, ata do të garojnë për çmimin e vendit të parë.

Teatri Oda do të jetë mikëpritëse e edicionit të parë të “Red Bull Palim Fjalësh”, nga 21:00, me datë 1 dhjetor, 2023.

Nëse je MC, e ki dëshirë me u përfshi, në ‘freestyle battle’, me i deshmu aftësitë, apliko tash në “Red Bull Palim Fjalësh”, me shpërfaq, talent e performancë.

BimBimma do të ndajë drejtësinë si ‘host’ në eventin “Red Bull Palim Fjalësh”. Pjesë e jurisë do të jenë: Taste 2, Geri dhe Lumi B që do jepin komente, këshilla dhe arsyje se kush duhet të vazhdojë tutje në garë. Për muzikë, përkujdesja i përket DJ Flow.

Nëse je MC, e ki dëshirë me u përfshi, në ‘freestyle battle’, me i deshmu aftësitë, apliko tash në “Red Bull Palim Fjalësh”, me shpërfaq, talent e performancë.

Në LINK IN BIO, e ki mundësinë me pjesëmarrë, e mi dal çdo reperi përball! Apliko me fitu çmimin e vendit të parë, që të mundëson në studio të Red Bull Records me dal, e nëse je i fortë pse mos me inçizu edhe naj KANGË.

Afat keni deri më 23 tetor, aq sa aplikimi zgjatë! /Telegrafi/

Read Entire Article