Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

4 months ago 12
Reklamë

Papa Françesku do të marrë pjesë për herë të parë në një takim të G7, ka njoftuar kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Bëhet e ditur se samiti i kryesuar nga Italia do të zhvillohet me 13-15 qershor në Borgo Egnazia, Pulia, ndërsa pjesëmarrja e Papës u konfirmua nga Selia e Shenjtë.

Meloni e cila aktualisht kryeson G7, në samitin e qershorit do të presë liderë nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia dhe SHBA-ja.

Me anë të një videoje, kryeministrja italiane njoftoi se Françesku do të jetë Papa i parë që do të marrë pjesë në një samit të G7 kushtuar Al, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“G7 do të përballet me atë që shumë njerëz, dhe jo gabimisht, besojnë se është sfida më e madhe e kësaj epoke, domethënë Inteligjenca Artificiale, teknologji kjo që gjeneron mundësi të mëdha, por sjell me vete edhe rreziqe”, tha Meloni.

Sono onorata di annunciare la partecipazione di Papa Francesco @Pontifex ai lavori del #G7Italy. È la prima volta che un Pontefice partecipa ai lavori del Gruppo dei Sette e questo non può che rendere lustro all’Italia e all’intero @G7 pic.twitter.com/m6q7GcWcFb

— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) April 26, 2024

Ndryshe, Papa Françesku ka bërë thirrje për një traktat ndërkombëtar për të siguruar që Al të zhvillohet dhe përdoret për qëllime të mira.

“Angazhimi ynë është të zhvillojmë mekanizma qeverisës për të siguruar që Al të jetë e përqendruar dhe e kontrolluar nga njeriu”, shpjegoi Meloni.

Edhe pse Al ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës falë përparimeve të sistemeve si ChatGPT, teknologjia edhe ka rritur frikën për rreziqet që mund të sjellë me vete.

“Falënderoj nga zemra Atin e Shenjtë që e pranoi ftesën e Italisë. Prania e tij i jep prestigj kombit tonë dhe gjithë G7-ës”, shtoi kryeministrja italiane. /Telegrafi/

Read Entire Article