Për hir të bukurisë, Jennifer Aniston ka provuar një trajtim me spermë salmoni

1 year ago 25
Reklamë
23:49 23/08/2023

Jennifer  Aniston do të “provojë një herë thuajse gjithçka”. Në intervistën e saj për “WSJ Magazine” ajo  ka ndarë këndvështrimin e saj për plakjen dhe ka rrëfyer se ka përdorur spermë peshku në fytyrë.

“Në fillim thashë ‘e ke seriozisht? Si e merr spermën e salmonit?’”, thotë Aniston. Ajo guxoi dhe e provoi trajtimin, por shprehet se nuk është e sigurt nëse ka funksionuar vërtet.

Në fakt, nuk ka mjaftueshëm studime shkencore që të provojnë se sperma përmban mjaftueshëm proteina prej të cilave lëkura mund të përfitojë nëse aplikohet.

Megjithatë, aktorja i beson injeksioneve me peptide. Këtë terapi ajo e aplikon çdo javë dhe konsiston  në injektimin e amino acideve në gjak për të rritur prodhimin e kolagjenit. “Mendoj se është e ardhmja”, shprehet Aniston.

Jennifer është ndër yjet që ka folur haptazi për trajtimet kozmetike duke çmitizuar sekretet e bukurisë hollivudiane./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article