Për pak sa nuk ishte ngrirë për vdekje nga i ftohti, kinezja shpëton kotelen – ia terë trupin me tharëse flokësh

8 months ago 7
Reklamë

Një kotele e cila për pak sa nuk ishte ngrirë për vdekje në borë, është shpëtuar nga një grua e cila e mori në shtëpi dhe u kujdes për të derisa u rikuperua dhe e teri me tharëse flokësh.

Gjatë dimrit të ftohtë që po mbretëron në lindje të Kinës, një grua gjeti një kotele pa ndjenja të “varrosur” në borë në afërsi të shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Kjo mace ishte aq e ftohtë sa që dukej sikur kishte ndodhur. Ajo ishte ngrirë e tëra dhe as që mund të lëvizte apo të jepte ndonjë sinjal se është gjallë.

Gruaja që e gjeti dhe nuk deshi të identifikohet e mori macen portokalli në shtëpi, e mbuloi me një batanije, i dha ushqim dhe kur u këndell e teri me tharëse flokësh.

Ajo tani ndihet e lumtur që ka gjetur shtëpinë e re dhe tërë ditën e kalon duke luajtur me gruan që e shpëtoi. /Telegrafi/

Read Entire Article