Për spermatozoidet nuk është njësoj se çfarë brekësh bartni

6 months ago 16

Tashmë një kohë të gjatë konsiderohet që rrobat e brendshme të cilat i bartin meshkujt dhe pozita në të cilën e mbajnë trupin ndikojnë në cilësinë e spermës, ndërkaq edhe shkenca e ka konstatuar këtë

“Meshkujt të cilët dëshirojnë të kenë fëmijë, do të duhej të dinë që rrobat të cilat i bartin kanë të bëjnë me cilësinë e spermës”, thotë studiuesja Katherine J. Sapra.

Shkencëtarët kanë konstatuar që te meshkujt të cilët bartin brekë të gjera gjatë ditës kanë për 25 për qind më pak fragmente të dëmtuara të ADN-së se sa te ata të cilët bartin brekë të ngushta.

Edhe pse mostra e pjesëmarrësve në studim është relativisht e vogël, edhe disa dëshmi të tjera tregojnë që rrobat e rehatshme kanë efekte të mira në fertilitetin e mashkullit, transmeton Telegrafi.

Tashmë një kohë e dimë që nuk është mirë që testiset të jenë tepër të ngrohur, qoftë për shkak të punës apo të rrobave të ngushta, sepse ato kanë cilësi të keqe të spermës në krahasim me ato të cilat kanë temperaturë më të ftohtë “aty poshtë”.

Ajo që kurrë nuk është konstatuar është që me ndërrimin e rrobave të brendshme meshkujt a mund të përmirësojnë cilësinë e spermës.

Bartja e rrobave të gjera mund të ndihmojnë nëse sperma tashmë nuk është dëmtuar. Ndërkohë, ata të cilët dëshirojnë të kenë pasardhës apo thjesht të kujdesen për shëndetin e spermës, gjithsesi nuk kanë çfarë të humbin nëse bartin veshje të gjera, por vetëm mund t’u ndihmojnë.

Në këtë rast nuk ka kurrfarë rreziku edhe bartja e veshjeve të gjera gjithsesi është këshillë për ata të cilët dëshirojnë të bëhen prindër. /Telegrafi/

Read Entire Article