Përçarje në çift, Britney Spears akuzohet nga partneri i saj për tradhti

1 year ago 28
Reklamë
22:37 16/08/2023

Britney Spears dhe partneri i saj, Sam Asghari janë ndarë pas një grindjeje të fortë ku u përmendën edhe akuza për tradhti, raporton “TMZ”.

Burime të afërta për çiftin janë shprehur se rreth një javë më parë, Sam debatoi me Britney duke i thënë se ajo e kishte tradhtuar. Nuk dihet nëse akuza e tij është e bazuar, por Sam beson se kështu ka ndodhur dhe kjo solli përplasje mes çiftit.

“TMZ” shkruan se Sam është larguar nga shtëpia dhe po jeton diku tjetër. “Është vetëm çështje kohe përpara se ai të kërkojë divorcin”, shprehet një prej burimeve.

Çifti po has probleme prej muajsh. Më parë është raportuar se Sam nuk qëndronte shumë në shtëpi ndërsa Britney kishte nisur të përplasej fizikisht me të.

Kontrata paramartesore mbron të gjitha asetet financiare të këngëtares, por në rast divorci, një çek parash prej saj mund të qetësojë raportin mes tyre. Sam ka dalë në mbrojtje të Britney pavarësisht sjelljeve të çuditshme, por “TMZ” shkruan se burimet thonë se në të vërtetë ishte i acaruar.

Çifti u njoh në vitin 2016 gjatë xhirimeve të një videoklipi dhe që atëherë ishin të pandarë./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article