Përdoruesi në TikTok paralajmëron njerëzit për tmerrin e trotuareve në qytetin e New York-ut

1 year ago 24
Reklamë

Një video e ndarë së fundmi në TikTok tregon tmerrin e trotuareve në qytetin e New York-ut, derisa u jep vendasve një arsye për të qenë të kujdesshëm kur ecin në trotuaret e shkatërruara të qytetit.

Pamjet japin një lloj pasqyre të asaj që fshihet vetëm disa centimetra nën këmbët e tyre, transmeton Telegrafi.

Përdoruesi i TikTok-ut, Casey Neistat, 42 vjeç, postoi një video 20 sekondash se sa e rrezikshme mund të jetë bota poshtë një rruge të qytetit të New York-ut.

@caseyneistat⚠️♬ original sound – Casey Neistat

Duke ecur rrugës, ai vuri re një të çarë në trotuar. Më pas me këmbën e tij shkeli rëndë në asfalt, duke bërë që e çara të kolapsonte më shumë e të hapte menjëherë në gropë.

Aty poshtë, kishte tuba të vjetër uji. /Telegrafi/

Read Entire Article