Performanca elektrizuese e Mariah Carey në skenën e Billboard

9 months ago 12
Reklamë
13:25 21/11/2023

Mariah Carey ka dhuruar një super performancë në skenën e në Billboard Music Awards 2023, ku edhe këndoi këngën e saj hit të festave të fundvitit “All I Want for Christmas Is You”.

E veshur me një fustan të bardhë, artistja e njohur realizoi performancën e saj në skenën e ngritur me një pistë patinazhi. Gjatë ceremonisë ajo mori çmimin Billboard Chart Achievement që iu dorëzua nga dy fëmijët e saj binjakë.

Vetë artistja kishte paralajmëruar më herët në rrjetet e saj sociale se dy fëmijët  e saj do të ishin prezentë në shfaqje. Këngëtarja e “We Belong Together”  këndoi këngën e saj klasike gjatë turneut të saj  javën e kaluar. Turneu do të përfundojë më 17 dhjetor në Nju Jork.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article