Përfshihet nga flakët kisha e Shën Marenës në Pogradec, digjet roja

1 year ago 11
Reklamë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në Mokrën e Sipërme, në Pogradec. Flakët kanë përfshirë ambientet përreth në një nga vendet e shenjta dhe më të vizituara të kësaj zone, atë të Shën Marenës.

Ambientet rreth kishës janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur në pjesën më të madhe të tyre duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Mbetet e paqartë nëse zjarri ka ardhur nga pakujdesia e njerzve që vizitojnë vendin dhe qëndrojnë atje apo ndonjë pakujdesi e rojes së kultit.

Me ndërhyrjen e banorëve dhe rojes është mundësuar izolimi dhe fikja e zjarrit ndërsa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Sipas të dhënave bëhet me dije se ka pasur rrjedhje gazi nga një bombël e vogël dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Gjithashtu raportohet se njëri nga rojet ka pasur edhe djegie në fytyrë.

Read Entire Article