Përfshihet nga flakët një automjet në aksin Fier-Seman, zjarrfikëset në vendngjarje

7 months ago 20

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Seman ditën e sotme.

Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sakaq, nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit ka qenë i vetëm në makinë apo i shoqëruar nga persona të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article