Oborri i një banese në lagjen Zinxhiria në Gjirokastër është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte.
Sipas informacioneve nga gazetarja Brikena Metaj, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi janë në emigrim.
Ndërkohë që pas njoftimit për zjarr, mjeti i zjarrfikëses është nisur drejt banesës dhe ka vënë nën kontroll flakët.
Lagjja Zinxhira njihet edhe zi zonë ku banon komuniteti rom, teksa ende nuk dihet shkaqet e zjarrit.
Policia ka ngritur një grup hetimi i cili po punon për të zbardhur detajet.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb