Përfshihet nga zjarri garazhi në Fushë-Krujë, shkrumbohet BMW-ja dhe një motoçikletë

11 months ago 12
Reklamë

Garazhi i një pallati në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Punëtori’. Zjarri është konstatuar rreth orës 4 të mëngjesit nga banorët e pallatit, të cilët të alarmuar nga tymi i madh kanë njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikëset. Mësohet se nga zjarri janë djegur një makinë tip ‘BMW’ dhe një motoçikletë, ndërsa një mjet tjetër fatmirësisht ka shpëtuar.

Nuk dihen arsyet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e repartit zjarrfikës të Krujës, të cilët sapo ishin kthyer nga vendngjarja në Maminas, ku shuan një tjetër zjarr në fabrikën e bojës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera të shkaktuara në pallat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article