Përfundon mbledhje e deputetëve të opozitës në Kukës, Berisha: U morën disa vendime, të dielën vota firmon nisjen e ndryshimit

1 year ago 42
Reklamë

Ka përfunduar mbledhja e grupit të deputetëve të Sali Berishës në Kukës. Në një prononcim për mediat Berisha tha se në këtë mbledhje u morën disa vendime, që sipas tij do të jetë Gazment Bardhi që do t’i ndajë për publikun.

Sakaq, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Kukësit që të dielën të votojnë kandidatin e tij Emri Vata.

“Emri Vata besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD. Votën do ta kthejë në shërbime transparente përkushtim ndaj kuksianëve. U bëj thirrje kuksianëve të vijnë ditën e diel dhe me votën e tyre të firmosin fillimin e një ndryshimi të madh. Në mbledhje u morën vendime që do ua komunikojë zoti Bardhi. Ishte një mbledhje mjaft e frytshme”, u shpreh Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article